Sport

Pritet zyrtarizimi, Frank Lampard do të jetë trajneri ri i Evertonit…

31 Janar 2022, 06:18 Nga DOSJA
Pritet zyrtarizimi, Frank Lampard do të jetë trajneri ri i

ANGLI – Frank Lampard ka finalizuar një marrëveshje 2.5-vjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Evertonit dhe tani është duke përzgjedhur stafin e tij në prapavijë dhe punuar për nënshkrime të reja.

Ai ka përfunduar formalitetet e kontratës të dielën. 43-vjeçari zëvendëson Rafael Benitez, i cili u largua nga klubi në fillim të këtij muaji, pas një fitoreje në 13 ndeshje.

Lampardit iu ofrua puna, pasi hierarkia e Evertonit kreu një raund të fundit intervistash të premten. Intervistat përfshinin Lampard, trajnerin portugez Vitor Pereira dhe menaxherin aktual të detyrës Duncan Ferguson. Një njoftim zyrtar për Lampard pritet nga Everton të hënën.

Lampard është afër nënshkrimit tij të pare, pasi Everton ra dakord edhe për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e United, Donny van de Beek në huazim deri në fund të sezonit, operacion që pritet të mbyllet sot.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 43-vjeçari zëvendëson rafael benitez është pjesë e evertonit që nga viti 2017 frank lampard marrëveshje me everton 43-vjeçari zëvendëson rafael benitez është pjesë e evertonit që nga viti 2017 frank lampard marrëveshje me everton

Sondazh

Poll