Sport

Klubi anglez rrezikon fshirjen nga harta e futbollit, mijëra tifozë protestojnë

30 Janar 2022, 21:35 Nga DOSJA
Klubi anglez rrezikon fshirjen nga harta e futbollit, mijëra tifozë

ANGLI– Tashmë janë bërë katër muaj që kur Derby County, një nga klubet më të vjetra të futbollit anglez dhe që aktualisht stërvitet nga Rooney, ndodhet në një situatë të vështirë financiare. Vetë ekzistenca e klubit varet nga financat, dhe të dielën, mijëra tifozë marshuan drejt Pride Park Stadium në shenjë proteste përpara ndeshjes kundër Birmingham.

Rreth 2,000 tifozë pushtuan rrugët për të bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe të protestojnë për situatën e vështirë financiare të klubit. 138 vitet e historisë së lavdishme mund të fshihen papritur nëse drejtuesit nuk likujdojnë në fund të shkurtit borxhet dhe pagat e prapambetura dhe për shkak të këtyre problemeve skuadra është penalizuar me 21 pikë.

Ndërkohë, presidenti Mel Morris është i dëshpëruar për të gjetur blerës, por shumë persona frikësohen nga borxhi prej 60 milionë paund. Kohët e fundit është folur për një interes konkret nga ish-presidenti i Neëcastle, Mike Ashley, i cili do të paraqë një ofertë.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli derby rooney angli derby rooney

Sondazh

Poll