Aktualitet

Zjarr në katin e 5 të një pallati te ‘Fresku’, forcat zjarrëfikëse në vendngjarje

31 Janar 2022, 12:17 Nga DOSJA
Zjarr në katin e 5 të një pallati te ‘Fresku’, forcat

TIRANË– Kati i pestë i një pallati në zonë e Freskut’ në Tiranë është përfshirë nga flakët. Policia informon se zjarri ka nisur rreth orës 12:50, në pallatin i cili ndodhet në rrugën ‘Xhon Belushi’. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur asnjë person. Forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 31.01.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Xhon Belushi” ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, në një banesë të pabanuar. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne tirane tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll