Politike

Kandidon për Dibrën,Kryemadhi:I dhamë grushtin qeverisë në 25 prill, u menaxhuam keq

31 Janar 2022, 12:51 Nga DOSJA
Kandidon për Dibrën,Kryemadhi:I dhamë grushtin qeverisë

TIRANË – I përzgjedhuri nga demokratët e Dibrës me primare të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Premtim Kryemadhi deklaroi se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, demokratët e Dibrës ndëshkuan fort qeverinë socialiste, por për shkak të kemenaxhimit nga kryesia dhe kryetari i PD Lulzim Basha nuk mori numrin më të madh të mandateve.

Ai u shpreh i bindur në zgjedhjet e pjesshme lokale, Dibra do t’u kthehet demokratëve.


“E thashë jo pa qëllim për karrierën time. E kam nisur karrierën duke mos kapërcyer asnjë nga hallkat e karrierës politike. Që nga 1990 kam qenë anëtar, kryetar seksioni, sekretar, nënkryetar dege. Kam drejtuar këshillin bashkiak një mandat. Kam qenë pjesë e reformës në arsim kur ishte kryeministër Berisha kur dyndëm në shkolla kabinetet informatike. Bëmë gjëra të mira për mësuesit. Kam dhënë dorëheqjen kur kam kaluar në shërbimin civil. Ndihem i nderuar që jam këtu,. Në ato kushte të vështirë -6 dhe -8 gradë celcius, qytetarët e Dibrës morën rrugën dhe votuan dje. Demokratët e Dibrës i  dhanë grushtin qeverisë në 25 prill. Jemi menaxhuar keq nga qendra. Isha 2200 vota plus nga kundërshtari. Përfaqësohemi me një deputet. Mati me 1 mijë më pak, ka dy deputetë”, bëri me dije kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në Dibër Premtim Kryemadhi.

LAJMI KRYESOR: ‘Shtëpia e lirisë’, Berisha në koalicion me LSI më 6 mars: Bisedime dhe me të tjerë


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars premtim kryemadhi zgjedhjet e pjesshme lokale 6 mars

Sondazh

Poll