Bota

Vizita në Kosovë, Lajçak: BE mbështet dialogun mes palëve

31 Janar 2022, 09:10 Nga DOSJA
Vizita në Kosovë, Lajçak: BE mbështet dialogun mes

KOSOVË– I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar arsyet e vizitës së tij në Kosovë. Në një intervistë për Gazetën Express, Lajçak është shprehur se përmes prezencës së tij në Prishtinë, ai kërkon të tregojë se Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbeten pas, referuar të dërguarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë. Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale,”- ka thënë ai për Gazetën Express.

LAJMI KRYESOR: Escobar e Lajçak sot në Kosovë! Dialogu dhe Asociacioni pikat kyçe të diskutimit

(D.D/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák gabriel escobar lajcak dhe escobar ne kosove miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2022, 07:38

Escobar në Kosovë, REL: Inkurajim për dialog

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun...