Sport

Vlahovic kopjon stilin e Ronaldos,pas numrit, tani synon diçka tjetër të portugezit

30 Janar 2022, 21:21 Nga DOSJA
Vlahovic kopjon stilin e Ronaldos,pas numrit, tani synon diçka

ITALI-Pas numrit në fanellë, Dusan Vlahovic synon edhe shtëpinë e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi serb duket se nuk i trembet presionit dhe nuk është rastësi që drejtuesit e klubit bardhezi pranuan ti jepnin numrin 7 që mbahej nga një lojtar që shënoi 101 gola për Juventusin.

Nëse Vlahovic vërtet vendos të shkojë e të jetojë në ish-vilën e tij me pamje nga Torino, sigurisht që nuk do të jetë për shkak të pamjes mahnitëse por sepse serbi gjithmonë ka qenë i magjepsur nga portugezi dhe vitet e fundit është përpjekur të imitojë lojtarin brenda dhe jashtë fushe. Lojtari do të donte të kishte një shtëpi të pajisur mirë për të bërë “detyrat e shtëpisë”.

Më shumë se një kuzhinë e bukur apo një dhomë gjumi sa një apartament, qendërsulmuesi i ri i Juventusit ka dy nevoja: një palestër të pajisur mirë dhe një pishinë brenda shtëpisë për të qenë në gjendje të punojë Ndoshta ish-kështjella e Ronaldos nuk është e vetmja shtëpi torineze e pajisur me këto komoditete për stërvitje, por sigurisht fakti që dikush si Cristiano e ka gjetur veten shumë mirë në atë vilë në kodër është garancia më e mirë e mundshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus ronaldo vlahovic juventus ronaldo vlahovic

Sondazh

Poll