Aktualitet

Zvarritje çështjesh dhe mosverifikim kallëzimesh, KLP shkarkon prokuroren Zeneli

31 Janar 2022, 10:52 Nga DOSJA
Zvarritje çështjesh dhe mosverifikim kallëzimesh, KLP shkarkon

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkoi sot prokuroren e Dibrës Belina Zeneli pas kërkesës së bërë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë. KLP konstatoi se Zeneli kishte zvarritur 10 çështje dhe nuk kishte verifikuar 300 kallëzime.

Drejtori i ILD Artur Meta i kërkoi KLP në 20 janar shkarkimin e Zenelit. Motivimi i këtij propozimi lidhet me mosdhënien e zgjidhjes ligjore për 33 procedime penale dhe moskryerjen e asnjë verifikimit të 300 kallëzimeve. Prokurorja e Dibrës ka zvarritur këto procese duke tejkaluar afatet kohore pa bazë ligjore. Këto shkelje janë kryer në periudhën 2013-2021.

NJOFTIMI I ILD-së:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për dhënien e masës disiplinore “shkarkim nga detyra” për prokuroren B.Z. e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Hetimi ndaj magjistrates nisi pas ankesës së depozituar në ILD nga Prokurori i Përgjithshëm.

Nga hetimi disiplinor që përfshiu punën e magjistrates në periudhën 2013-2021, u konkludua se veprimet dhe mosveprimet e prokurores përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013- 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.

Veprimet e magjistrates B.Z. kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cënuar imazhin e  organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Ato përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, masë që u pranua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ild klp ild klp

Sondazh

Poll