Aktualitet

Hapja e pikës së përbashkët policore me Greqinë, PD jep ‘ok’ te Komisioni i Sigurisë

31 Janar 2022, 09:01 Nga DOSJA
Hapja e pikës së përbashkët policore me Greqinë, PD jep

TIRANË– Partia Demokratike ka dalë pro hapjes së një pike të përbashkët policore me Greqinë. Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë u diskutua projektligji nëpërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Greke për të ngritur dhe bërë funksionale një qendre të përbashkët policore. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji tha se janë pro.


‘Padyshim që po’– tha ai.

Qendra e përbashkët do të hapet në Kakavijë. Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila ishte i pranishëm ditën e sotme në Komision ku ka shpjeguar detaje nga marrëveshje, qëllimin që ka dhe si do zhvillohet. Mahila bëri një prezantim të detajuar të projektligjit dhe theksoi se qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm. Kjo qendër do jetë e përbërë nga 2 grupe, njëra nga pala shqiptare dhe tjetra nga pala greke.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i sigurise komisioni i sigurise 31 janar 2022 pika kufitare me greqine komisioni i sigurise komisioni i sigurise 31 janar 2022 pika kufitare me greqine

Sondazh

Poll