Aktualitet

Hapet rruga për në Rinas! Pas 2 ditësh mbyllet aksi tjetër, ARRSH: Nis faza e tretë

31 Janar 2022, 09:41 Nga DOSJA
Hapet rruga për në Rinas! Pas 2 ditësh mbyllet aksi tjetër,

TIRANË– Ditën e sotme do të jetë e hapur segmenti rrugor “Qafë-Kashar- Rinas’. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet për fazën e tretë do të nisin nga data 2 shkurt. Punimet do të prekin segmetin ‘Ahmetaq-Rinas”, e pas pasojë rruga për në aeroport do të jetë e mbyllur.

NJOFTIMI I ARRSH:

“Qafë-Kashar- Rinas do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh rruga ne rinas arrsh rruga ne rinas

Sondazh

Poll