Aktualitet

‘Do ua dërgoja shqiptarëve’/Shoferit italian i zbulohet valixhja në kamion,DEKLARATA

31 Janar 2022, 11:03 Nga DOSJA
‘Do ua dërgoja shqiptarëve’/Shoferit italian i zbulohet

ITALI- Shoferi italian, Massimo Fonnesu ka treguar për autoritetet se droga që iu gjet në mjet, do u dërgohej disa trafikantëve shqiptarë. Drejtuesi i kamionit frigoriferik Massimo Fonnesu u ndalua nga policia italiane pasi brenda mjetit që ai drejtonte u gjetën 12 kg kokainë, e ndarë në 12 copa, nga 1 kg secila.

Shoferi 55-vjeçar deklaroi se nuk e dinte se çfarë kishte brenda valixhes ndërsa i tha policëve se kishte për t’ia dorëzuar atë disa shqiptarëve. Në momentin që ai u ndalua nga policia, tentoi arratisjen mirëpo policia e ndaloi dhe nisi kontrollin me qentë e anti-drogës Betty, Oliver dhe Daff të cilët nuhatën lëndën narkotike brenda kamionit.

Shoferi aktualisht është lënë në burg me vendim të gjyqtares Caterina Interlandi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droga itali massimo fonnesu shqiptari ne itali droga itali massimo fonnesu shqiptari ne itali

Sondazh

Poll