Aktualitet

Protestë në Durrës/ Banorët përballë Bashkisë: Pallati i ri po ngrihet në themele

31 Janar 2022, 10:13 Nga DOSJA
Protestë në Durrës/ Banorët përballë

DURRËS– Më shumë se 20 familje kanë dalë ditën e sotme në protestë në Durrës. Familjet e pallatit nr. 21 në lagjen 7, kanë protestuar përpara Bashkisë Durrësm, duke kërkuar takim me kryebashkiaken Emirjana Sako. Ata shprehen se në pallat kanë nisur punimet për rindërtimin e tij, por këto punime janë duket u kryer mbi themelet e pallatit të dëmtuar.

Ata deklarojnë se pallati i tyre u shemb pikërisht prej dëmtimeve në themele dhe se nuk mund të ketë më siguri për katet që do të ndërtohen pa themele të reja sipas tyre.

“Pallati u shemb i gjithi, kishte dëmtime të shumta pallati. Shkallët kishin luajtur dhe u vendos në mënyrë unanime që pallati të prishej. Këtu kemi protestuar disa herë por kanë filluar ndërtimin e pallatit, kur e pamë betoni është hedhur në themelet e pallatit ekzistues. Nuk është normale kemi frikë”, tha një banore.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres protestë proteste ne durres durres protestë proteste ne durres

Sondazh

Poll