Aktualitet

6 MARSI/ Numri i pjesmarrësve, sa demokratë votuan në primaret e Berishës

31 Janar 2022, 09:35 Nga DOSJA

TIRANË– Në primaret e zhvilluara ditën e djeshme nga Komisioni i Rithemelimit, në 6 Bashki, morën pjesë 5.545 demokratë. Demokratët zgjodhën me votën e tyre kandidatët që pritet të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Numrin më të lartë të pjesëmarrjes e shënoi Shkodra me 1582 votues.

Më pas vjen Durrësi, Lushnja, Dibra, Vora e më pas Rrogozhina.

FITUESIT

Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota

Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota

Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota

Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota

Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota

Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, i krijuar nga Sali Berisha zhvilloi ditën e djeshme votimet për primaret në të 6 bashkitë ku edhe do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore. Deri më tani Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e pjesshme vendore, teksa afati i fundit është ditën e sotme. Arben Ristani tha ditën e djeshme e kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit do të mbështeten nga disa parti dhe emri i koalicionit do të vendoset ditët në vazhdim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike zgjedhjet primare 30 janar 2022 zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll