Aktualitet

Ç’i ka ndodhur? I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Fier

30 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
Ç’i ka ndodhur? I zhdukur prej 22 ditësh, gjendet i

FIER- Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur 22 ditë më parë në Fier, është gjetur sot i pajetë në një shtëpi të braktisur. I riu, i identifikuar si Erald Mejdani, u shpall në kërkim pas denoncimit të të atit në polici se i biri ishte larguar nga banesa duke mos u kthyer. Sot kufoma e tij është gjetur, e sipas Policisë dyshohet se i riu ka ndërruar jetë nga përdorimi i drogës.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 16:10, në lagjen “1 Maj”, Fier, në një banesë të pabanuar, është gjetur i pa jetë, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Mallakastër. Nga këqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune(dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike). Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 19.01.2021 nga Komisariati i Policisë Mallakastër pas denoncimit të bërë nga babai i tij për largim nga banesa.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erald mejdani fier policia e shtetit erald mejdani fier policia e shtetit

Sondazh

Poll