Aktualitet

Shkelmohen dyert e PD-së në Gjirokastër, Aliko: Akt vandal i bërë nga Bejko

30 Janar 2022, 15:09 Nga DOSJA
Shkelmohen dyert e PD-së në Gjirokastër, Aliko: Akt vandal i

GJIROKASTËR- Dyertë e selisë së Partisë Demokratike në Gjirokastër janë shqyer me shkelma. Mësohet se pas këtij veprimi kreu aktual i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko ka dalë në një deklaratë për mediat, për të denoncuar këtë veprim, i cili sipas tij ka ndodhur në mesditë.

Aliko ka deklaruar se këtë veprim e ka bërë i deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, pasi ky i fundit ka zhvilluar një takim në seli. Ai tha se Bejko ka shkelmuar dyert e selisë dhe ka dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

“Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve”, tha Aliko ndër të tjera.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dasho aliko roland bejko dasho aliko roland bejko

Sondazh

Poll