Aktualitet

FOTO/Grabitja në Shkodër, i hodhën spray në sy pronarëve,burg pa afat për çiftin

30 Janar 2022, 10:28 Nga DOSJA
FOTO/Grabitja në Shkodër, i hodhën spray në sy

SHKODËR-Çifti Hoxhaj është lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Shkodrës. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për çiftin Hoxhaj nga Vlora pasi tentuan të grabisin argjendarinë në Shkodër, më 27 Janar.

Anisa Hoxhaj dhe Arben Hoxhaj ranë në prangat e policisë dy ditë më parë pasi tentuan të grabisin një argjendari në lagjen e njohur si “Dollari” në Shkodër. Çifti u kanë hedhur lëndë djegëse në fytyrë pronarëve të argjendarisë në momentin që kanë hasur kundërshtinë e tyre. Pamjet kur çifti futet në argjendari dhe tenton që të grabisë biznesin, u shpërndanë menjëherë në rrjet.

Me sinjalizimin e policisë, forcat e rendit reaguan në kohë duke arrestuar burrin dhe gruan që tashmë do duhet të vuajnë pasojat.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tentuan grabitjen e argjendarisë! Jeta luksoze e çiftit nga Vlora, shampanjë e rolex

Momenti i grabitjes në Shkodër!Gruaja nxjerr spay-n, burri tërheq bizhutë, PËRPLASJA

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anisa hoxhaj arben hoxhaj anisa hoxhaj arben hoxhaj

Sondazh

Poll