Aktualitet

“Bushati e Rushaj refuzuan”/ Berisha në Vaun e Dejës-deputetëve: Lëreni Bashën!

30 Janar 2022, 13:17 Nga DOSJA
“Bushati e Rushaj refuzuan”/ Berisha në Vaun e

VAU I DEJËS- Ish-kryeministri Sali Berisha, është ndalur këtë të dielë në Vaun e Dejës për ‘Foltoren’ e radhës me demokratët, ku ka bërë thirrje për bashkim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Në fjalën e tij, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke përmendur edhe njëherë se në selinë e Partisë Demokratike është parashikuar të ndërtohen katër kulla. Po ashtu shtoi se porti i Durrësit është një nga aferat më të mëdha të shekullit ku është i përfshirë edhe Basha. Ndërsa përveç kryeministrit Edi Rama, nuk i kurseu as sulmet për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ish-kryeministri deklaroi se ambasadorja nuk thotë asnjë fjalë kundër aferave korruptive të qeverisë, ndërsa për të u shpreh se u kërkonte gazetarëve që të mos e raportonin më aktivitetin e tij politik të “Foltores”. Gjatë bisedës me demokratët në Vaun e Dejës, ish-kryeministri tha se Helidon Bushati refuzoi kërkesën e Lulzim Bashës për të qenë drejtues politik në Shkodër, po ashtu përmendi edhe largimin e kreut të grupit parlamentar të PD, Alfred Rrushaj që gjithashtu u tërhoq nga posti. E po ashtu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të PD që t’i bashkohen lëvizjes së tij.

Teksa ditën e sotme e quajti të rëndësishme për PD-në dhe Komisionin e Rithemelimit, deklaroi se në 6 bashkitë, Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin kandidatin për të garuar në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Berisha tha se primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve të qytetarëve duke premtuar se ashtu do të votohet edhe kryeministrin.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përkatësisht në Durrës, Shkodër, Rrogozhinë, Lushnje, Vorë dhe Dibër ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme primaret në të gjashta bashkitë, ku anëtarët e degëve do të votojnë për kandidatin e preferuar. Më pas, kandidatët fitues do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lëvizjet në Shkodër/ Sali Berisha: Helidon Bushati dha dorëheqjen, e kuptoi që…

‘Mos e transmetoni Foltoren’/ Akuza Yuri Kim, Berisha: Gazetarët thirren në ambasadë

Berisha: Basha i përfshirë në portin e Durrësit dhe ‘parkun e 4 hajdutëve’

Tjetër version? Berisha: Basha-peng, s’u arrestua se largoi Berishën nga politika

Prishjet në 5 Maj, Berisha: Nënë Liza është heroike, donte të flijohej

Berisha: Primaret janë metoda më demokratike për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike berisha ne vaun e dejes sali berisha berisha ne vaun e dejes sali berisha

Sondazh

Poll