Aktualitet

Do fitojnë në Vorë? Noka-gazetares: As mos e vej në diskutim, s’ka rast të kundërt

30 Janar 2022, 11:46 Nga DOSJA
Do fitojnë në Vorë? Noka-gazetares: As mos e vej në

TIRANË- Deputeti Flamur Noka është i sigurtë që grupi i Berishës do ta fitojë Bashkinë e Vorës në zgjedhjet e pjesshme lokale. Për gazetarët, pasi mori pjesë në procesin e votimit, Noka tha se betejën e kanë me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa për procesin e votimit, Noka tha se kandidatët që kanë dalë nga Komisioni i Rithemelimit janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike.

PYETJE-PËRGJIGJE

Noka: Sot demokratët e Vorës do të vendosin me votën e tyre, pjesmarrja do të jetë e shkëlqyer. Të jeni të sigurtë se do të kalojë dhe referendumin. Të gjithë e dinë sa është numri i demoratëve, janë duke ardhur, në Shkodër ka radhë të gjata, këto janë demokratët.

Pyetja: Me kë e keni betejën?

Noka: Me Ramën, përballë regjimit, ne do të kërkojmë dhe stërkëmbëzat që hedh shoqata

Pyetja: A do ta merrni Bashkinë e Vorës?

Noka: As mos e veni në diskutim, rast të kundërt nuk ka. Janë dy figura të spikatura të zonës, janë dy intelektualë dhe personalitete të PD. Këta do fitojnë.

Të jeni të sigurtë, që kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike, janë më të mirë dhe do të jenë fitues, si do të regjistrohen do ta dëgjoni ditën e hënë ose të martë. Shoqata e bravave nuk ka aleat, nuk po gjen dot kandidatë.

LAJMI KRYESOR:Primaret për 6 bashki/ Demokratët e Berishës votojnë kandidatët për 6 Marsin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike flamur noka komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022 flamur noka komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll