Aktualitet

5 javë në arrati! Shqiptari ikën nga burgu në Austri, mashtrues me “nam” në Wels

30 Janar 2022, 16:09 Nga DOSJA
5 javë në arrati! Shqiptari ikën nga burgu në Austri,

AUSTRI– Një 42-vjeçar nga Kosova, i arrestuar për një sërë vjedhjesh, me 16 dhjetor ka arritur të arratiset nga burgu para seancës kryesore në gjykatën rajonale në Wels. Pas më shumë se 5 javësh në arrati, ai sërish u prangos me datën 25 janar nga Policia austriake.

“Ai u gjet dhe u arrestua në një lagje në Haid,”- ka bërë me dije Policia në njoftimin zyrtar.

42-vjeçari nga Kosova ndodhet në paraburgim për shumë krime, të cilat dyshohen se janë kryer midis muajve prill dhe korrik të vitit 2021, kryesisht në rrethin Vöckabruck. Ai akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri me vlerë.

Ndërsa vetëm një pjesë e mallit të vjedhur është siguruar dhe iu është kthyer pronarëve, e po ashtu për të bëhet me dije se shuma të mëdha parash nga bashkëatdhetarët duke i mashtruar si pronarë firme dhe duke “ndërmjetësuar” në hapjen e bizneseve të reja.

Marrë nga nachrichten.at

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiperia ne austri austri arrestohet shqiperia ne austri austri

Sondazh

Poll