Politike

Demokratja: Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr nga lista e anëtarësisë

30 Janar 2022, 11:26 Nga DOSJA
Demokratja: Kam bërë burg për Lul Bravën, më ka hequr

SHKODËR– Anëtarja e Partisë Demokratike në Shkodër, Shpresa Qehaja hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha duke u shprehur se i ka hequr emrin nga lista, pavarësisht se ajo e ka kartën e anëtarësisë. Demokratja u shpreh se për shkak të Bashës ka bërë dhe burg kur dilte në protesta dhe i jepte votën, e sot ajo thekson se votën e meriton vetëm ish-kryeministri Sali Berisha.

“Unë nuk e kisha emrin në listë, pavarësisht se kam kartën e anëtarësisë, unë jam demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Në protestën e parë kam hyrë në burg për Lul Bravën dhe akoma sot ndjek gjyqe, se kam marrë pjesë në 13 protesta të PD-së. Kam protestuar për të drejtat e mia, në 8 janar hëngra helm e sot jam akoma e sëmurë. Helmi i asaj dite është më i lehtë se ai i Lul Bravës, ai në Shkodër nuk ka çfarë lyp më. Ai e di se unë votoj për Berishën, pikë! Prandaj më ka hequr”-tha ajo.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022 komisioni i rithemelimit te pd zgjedhjet primare 30 janar 2022

Sondazh

Poll