Sport

“Punon për Juventusin”/ Tifozët e Tottenham akuzojnë Paraticin, ja arsyeja!

29 Janar 2022, 20:21 Nga DOSJA
“Punon për Juventusin”/ Tifozët e Tottenham akuzojnë

ITALI-Fillimisht Dejan Kulusevski, pastaj pas pak orësh edhe Rodrigo Bentancur. Thashethemet sa i përket merkatos mes Juventusit dhe Tottenham po zien dhe situata ka filluar të bezdisë disa tifozë të Tottenham të cilët kanë drejtuar gishtin te drejtori sportive Fabio Paratici.

Pas njoftimit të Vlahovic nga Fiorentina te Juventus,e ardhmja e Kulusevskit e ardhmja e Kulusevskit është bërë thelbësore dhe klubi londinez është duke studiuar situatën e talentit suedez. Tani interesi i bardhezinjve për Zakarian shtyn edhe Bentancurin në veri të Londrës.

Propozimi për Kulusevskin është një huazim me detyrim blerje për një total prej 35 milionë euro; një shifër që do të ishte joshëse për Juventusin, që qershorin e ardhshëm do ta ketë suedezin në buxhet për më pak se 20 milionë euro.

Gjithsesi, në orët e fundit, është rritur edhe hipoteza Bentancur për Spurs e pikërisht kjo e dhënë ka bezdisur shumë tifozë të Tottenham, që kanë reaguar në rrjetet sociale. Akuza e drejtuar ndaj Paraticit është se ai nuk punon duke menduar për të mirën dhe të ardhmen e Spurs, por për të rregulluar bilancin e Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus paratici tottenham juventus paratici tottenham

Sondazh

Poll