Bota

“Sky News” në Prizren: Nexhmedini që prej 44 vitesh grumbullon mbeturina, është hero

29 Janar 2022, 21:30 Nga DOSJA
“Sky News” në Prizren: Nexhmedini që prej 44 vitesh

PRIZREN– Mediumi i madh amerikan Sky News ka publikuar sot një reportazh për Prizrenin ku flet kryesisht për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha. Ky i fundit është cilësuar nga media në fjalë si “heroi” i qytetarëve të Prizrenit. Nexhmedin Berisha punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës prej 44 vitesh. 

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij. Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet. Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit.

“Për 44 vite, 66-vjeçari Nexhmedin Berisha është grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Prizrenit të Kosovës. Pesë ditë në javë, ai ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes Nenkala me kalin e tij, duke u bërë heronj vendas,”- thuhet në postimin e Sky Neës. 

For 44 years, 66-year-old Nexhmedin Berisha has been a rubbish collector in the ancient city of Prizren, Kosovo. Five days a week, he goes up and down the cobbled streets of the Nenkala neighbourhood with his horse, becoming local heroes.https://t.co/hhDQuQ1top pic.twitter.com/Q26beFgRtO

— Sky News (@SkyNews) January 29, 2022

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kosove nexhmedin berisha prizren sky news kosove nexhmedin berisha prizren sky news

Sondazh

Poll