Bota

Rreziku rus ndaj Ukrainës, zyrtari i Kievit: Biseda Biden-Zelenski nuk shkoi mirë

29 Janar 2022, 09:59 Nga DOSJA
Rreziku rus ndaj Ukrainës, zyrtari i Kievit: Biseda Biden-Zelenski nuk

UKRAINË- Bisedimet midis presidentit të SHBA-së Joe Biden dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski për rrezikun e pushtimit nga Rusia nuk shkuan mirë. Një zyrtar i shtetit ukrainas ia raportoi lajmin CNN. Mosmarrëveshjet mes palëve u krijuan lidhur me rrezikun real të pushtimit nga Rusia, ku Biden dhe Zelenski patën këndvështrime të ndryshme.

Gjatë bisedës, Biden paralajmëroi liderin e Ukrainës se rreziku i sulmit nga Rusia është i pashmangshëm dhe pushtimi i Ukrainës është thuajse i sigurtë. Por, Zelenski beson se kërcënimet nga Rusia janë ende të rrezikshme, por të paqartë. Ai nuk është i sigurtë nëse vërtet goditja ushtarake nga fqinji rus mund të ndodhtë vërtet.

Ditën e djeshme, presidenti i Ukrainës deklaroi se ekziston mundësia e përshkallëzimit të tensioneve mes vendit të tij dhe Rusisë, por për “Ukraina nuk është një Titanik që do mbytet”. Ai kritikoi SHBA për krijimin e panikut në rajon duke pretenduar se po dëmton ekonominë e Ukrainës.

Burimi: Blic

LAJMI KRYESOR: “E tmerrshme po të pushtohej Ukraina”, Zelenski ‘injoron Biden’: S’ka vend për panik

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden konflikti rusi-ukraine volodymyr zelenskiy joe biden konflikti rusi-ukraine volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll