Bota

500 € për të ndjekur partnerin, si punojnë detektivët në Kosovë, vijnë e në Shqipëri

29 Janar 2022, 20:30 Nga DOSJA
500 € për të ndjekur partnerin, si punojnë detektivët

KOSOVË– Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë. Ekspress shkruan se ryeqytetasit e Kosovës po e ndjekin kryesisht këtë metodë për të ndjekur partnerin, familjarë, shokë apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video.

Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet. Madje emrat që operojnë në Prishtinë, kanë bashkëpunime edhe në Shqipëri. Fakti që nuk njihen në Tiranë, u jep një avantazh për të punuar më qetë.

Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë, madje konsiderohet përndjekje dhe dënohet nga 3 deri 15 vjet burg.

“Fotografimi, xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë,”- thotë avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohet me ligj.

“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit,”- shprehet Drizan Shala.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora detektive private ne kosove kosove shqiperi detektive private ne kosove kosove shqiperi

Sondazh

Poll