Bota

Vuçiç humb gruan e parë: Nëna e dy fëmijëve të mi vdiq papritur

29 Janar 2022, 20:21 Nga DOSJA
Vuçiç humb gruan e parë: Nëna e dy fëmijëve

SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka humbur bashkëshorten e tij të parë, Ksenija Vuçiç. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Vuçiç përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Sonte në Beograd, papritur, në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë Ksenija Vuçiç, nëna e dy fëmijëve tanë, Danilo dhe Milica, dhe gruaja ime e parë. Më vonë do të informojmë familjen dhe miqtë për vendin dhe datën e varrimit,”- shkruan Presidenti i Serbisë krah fotos së të ndjerës.

 

 

A post shared by Александар Вучић (@avucic)

Gruaja e parë e presidentit ka lindur në vitin 1968 në Beograd, ku edhe u diplomua për histori arti në Fakultetin Filozofik. Ajo punoi si gazetare prej 28 vitesh.

Ksenija u njoh me Vuçiç në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa moderonte një ‘duel’ mes tij dhe Aleksandër Çotriç. Ata u martuan dy vite më vonë dhe u ndanë në vitin 2011. Ata kanë dy fëmijë, një djalë që e quajnë Danilo dhe një vajzë me emrin Milica.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ksenija vučić aleksander vucic ksenija vučić

Sondazh

Poll