Bota

Sergio Mattarella merr mandatin e dytë, rizgjidhet President i Italisë

29 Janar 2022, 19:24 Nga DOSJA
Sergio Mattarella merr mandatin e dytë, rizgjidhet President i Italisë

ITALI– Presidenti italian Sergio Mattarella shtë rizgjedhur që të mbajë një tjetër mandat 7-vjeçar si Kreu i Shtetit fqinj. Mediat italiane shkruajnë se Mattarella ka rënë dakord të shërbejë një mandat të dytë pasi partitë e koalicionit nuk arritën të bien dakord për një kandidat kompromisi për postin.

Pas gjashtë ditësh votime të shoqëruara dhe me tensione në Romë, 80-vjeçari rezultoi të ishte alternativa më e mirë për tu dhënë fund dhe sherreve politike. Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por kryeministri Mario Draghi e bindi që të qëndronte për hir të stabilitetit të Italisë. Në raundin e tetë të votave, Mattarella mori më shumë se 505 vota në favor të tij, duke kaluar kështu numrin që nevojitej për kuorum.

Draghi, u cilësua si kryesuesi për president, por partitë në pushtet hezituan ta mbështesin atë nga frika se do të sillte zgjedhje të parakohshme.

Matteo Renzi, i cili drejton partinë e vogël centriste ‘Italia Viva’, tha se mbajtja e Mattarellës si president dhe Draghi si kryeministër ishte “e vetmja mënyrë për ta lënë Italinë të sigurt nga çmenduria e çuditshme dhe mungesa e drejtimit politik”. Edhe Giuseppe Conte, lideri i Lëvizjes ‘Pesë Yjet’, partia më e madhe në parlament, mbështeti rizgjedhjen e Mattarella-s.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sergio mattarella sergio mattarella president i italise sergio mattarella sergio mattarella president i italise

Sondazh

Poll