Aktualitet

Shoqata: Qumështi serb mbush tavolinat tona, MBZHR shet sapunin për djathë

29 Janar 2022, 21:03 Nga DOSJA
Shoqata: Qumështi serb mbush tavolinat tona, MBZHR shet sapunin për

TIRANË– Sipërmarrësi dhe mjeku veteriner Ervin Resuli ka denoncuar furnizimin e Shqipërisë me qumësht serb. Përmes një fotoje të dërguar në faqen e Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit, Resuli shkruan se mbetet e pakuptueshme që një çisternë e mbushur me qumësht serb arrin të vijë më lirë në tavolinat e shqiptarëve, në një kohë kur çmimet sa vijnë e rriten. Në një status në Facebook, ai bën thirrje për mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. Sipas verifikimeve të bëra, kjo çisternë e bën prej shumë kohësh rrugën Serbi-Shqipëri.

Statusi i plotë:  

Nuk e di se c’farë kërkon kjo cisternë qumështi rrugve të Shqipëris! Jam vërtet i shqetësuar pasi prodhuesit vendor, gjenden në një situatë ku:
Soja 76 lekë /kg,
Misri 43 lekë/kg,
Elbi 46 lekë/kg,
Jonxha 40 lekë/kg ose 1000-1200 lekë dëngu,
Nafta 180 lekë/litri
Nitrati,Ureja ,Farat për mbjellje u dyfishuan, falë Ministris së Financave u rritën dhe me 20% cmimet nga 1 Janari për këto produkte. Tani se kuptojë si ka mundësi që kesaj cisternës me qumësht, i del leverdia të niset nga Beogradi dhe mbërrin në tasin e fëmijëve tanë më lirë ? Fasoneri miq fasoneri,IPARD-i famshëm është investim për fasonerit që qumështi jonë të mos shitet dhe qumështin e Serbis ta kemi në tas, që molla e Korcës kanaleve dhe lëngjet e tyre në market nga Maqedonia, që patate Kuksit te kalbet dhe fastfood-et me patate Polonie. Pse propaganda MBZHR do akoma ta shes sapunin për djath, kur ata që e konsumojnë e din shumë mirë që qumështi në tas është Serb? Dy element duhen që blegtorët tanë të mos enden parcelave të Greqis dhe fëmijët tanë mos tē ushqehen me qumësht Serbie :
1-Zemër
2-Mbështetje me subvencione në nivele të barabarta me rajonin. (ps. foto ka mberritur në postën tonë nga konsumatorët në portalin e Shoqata Konsumatorit Shqiptar “Konsumatori dhe Prodhuesi Vendor Shqipëtar” pasi bëm verifikimet kjo cistern ka kohë që bën rrugën Serbi-Shqipëri )

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli shoqata per mbrojtjen e konsumatorit ervin resuli shoqata per mbrojtjen e konsumatorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...