Aktualitet

Rama financon Foltoren? Akuza e Bashës:Ai, Rama, Berisha, plan për të shkatërruar PD

29 Janar 2022, 12:58 Nga DOSJA
Rama financon Foltoren? Akuza e Bashës:Ai, Rama, Berisha, plan për

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë angazhuar për të shkatërruar PD. Në takimin me demokratët e degës nr.2, Basha hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë se po financon takimet e Berishës me demokratët (Foltore) dhe po përdor e Komisionit të Rithemelimit të PD edhe në parlament. Ai shtoi se “Trekëndëshi i Bermudës” nuk do të arrijë ta shkatërrojë PD.


“Në qoftë se kemi mësuar diçka në këto muaj, të gjithë të tjerët janë bërë bashkë me Edi Ramën. I patë mbrëmë si flasin njësoj, mbajnë të njëjtat qëndrime, përdorin të njëjtat terma, kanë të njëjtën gjuhë, i bashkon i njëjti hall, që nuk është halli i shqiptarëve, është halli i karrigeve të tyre personale, i fatit të tyre personal. Në raport me atë që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Njëri koordinon sulmin kundër Partisë Demokratike, tjetri e financon Foltoren dhe flet me gjuhën e Foltores edhe në Parlament, edhe në qeveri, edhe në ekran, tjetri e zbaton planin për të shkatërruar Partinë Demokratike. Edhe ata janë bashkë, mos keni iluzione. Hiqni çdo iluzion. Janë bashkë, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, janë të tre bashkë, janë bashkë prej hallit që i lidh bashkë, dhe janë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Mos keni asnjë iluzion. Sigurisht që nuk kanë për t’ia arritur, përkundrazi, ajo që shoh dhe prek me sytë e mi, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e ekranit, është një vendosmëri në rritje e demokratëve, një vetëdije në rritje të demokratëve. Kjo parti, quhet Partia Demokratike, ka kaluar edhe periudha të vështira, por përbëhet nga demokratë”, deklaroi Lulzim Basha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama foltore ilir meta lulzim basha sali berisha edi rama foltore ilir meta lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...