Aktualitet

VIDEO- Benz-i ‘shkatërron’ karburantin në Vlorë, plagosen dy persona

29 Janar 2022, 18:18 Nga DOSJA
VIDEO- Benz-i ‘shkatërron’ karburantin në Vlorë,

VLORË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pranë një pike karburanti në autostradën Vlorë-Fier.

Automjeti tip “Mercedez Benz” është përplasur me karburantin duke bërë që të dy personat që ndodheshin brenda tij të plagosen. Gjithashtu, hyrja e karburantit është shkatërruar plotësisht, bashkë me vetë makinën. Dosja.al ju sjell dhe pamjet nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte “Benz”-i.

Njoftimi i policisë:

Me datë 29.01.2022,  rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një  karburanti automjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit,  ku  si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B.,të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore vlore vlore-fier aksident ne vlore vlore vlore-fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...