Aktualitet

“E tmerrshme po të pushtohej Ukraina”, Zelenski ‘injoron Biden’: S’ka vend për panik

29 Janar 2022, 19:04 Nga DOSJA
“E tmerrshme po të pushtohej Ukraina”, Zelenski ‘injoron

UKRAINË – Situata për vendosjen e fatit të Ukrainës tensionohe akoma më shumë me kalimin e ditëve. Biseda e fundit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut ukrainas Volodimir Zelenski nuk ka qenë aq pozitive. Këtë e konfirmoi një zyrtar i Kievit për CNN. Përplasja është krijuar rreth paralajmërimeve të SHBA se Rusia do të pushtojë fqinjin e tij ukrainas. Zelenski i ka hedhur poshtë këto aludime pasi beson se pavarësisht kërcënimeve të Rusisë, situata nuk ka arritur në pikë kritike.

Brenda shtetit amerikan ka këndvështrime të ndryshme lidhur me krizën e Ukrainës. Gjenerali amerikan Milley beson se nëse do të ndodhte pushtimi rus i Ukrainës, numri i viktimave do të ishte i frikshëm. Ai tha se pozicionimi i 100 mijë trupave rus në kufirin ruso-ukrainas është hapi më i madh kërcënues që ka hedhur Kremlini që prej luftës së ftohtë. Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është deri në fund optimist se kriza e rëndë politike mes Perëndimit dhe Rusisë është e ende e zgjidhshme. Përgjigjia mund të vijë në rrugë diplomatike dhe sipas tij presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund t’i japë fund krizës nëse tërheq trupat ruse nga kufiri me Ukrainën.

Në Europë, presidenti Emmanuel Macron thotë se Putin dhe Biden janë dakord që situata të mos shkojë drejt ekstremiit. Ai shtoi se i ka treguar presidentit rus që të respektojë sovranitetin e popujve.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski këmbënguli se situata në vend nuk është aq kritike sa mendohet në Perëndim. Edhe pse ai nuk e nënvlerëson rrezikun nga Rusia, kreu i shtetit ukrainas kërkoi që të mos krijohet panik i tepërt.

Ndërkohë, ka raportime se Rusia po transferon shtabe mjekësore dhe ka krijuar “bankë gjaku” për të ndihmuar dhe kuruar ushtarët rus në rast konfrontimi ushtarak me Ukrainën.

Si ka arritur në këtë pikë konflikti mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën?
Origjina e tij nis që pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, ku SHBA zgjeroi ndikimin e saj edhe në ish-republikat sovjetike. Pas rënies së Viktor Janukoviç në 2014 në Ukrainë, Rusia dhe Ukraina janë përfshirë në konflikt të armatosur për territorin në lindje të vendit (Donbas, Luhansk dhe Krime, të cilat u morën me forcë nga separatistët pro-rus dhe mercernarë e elementë paramilitarë nga Rusia). Vitet e fundit, SHBA dhe aleatët e saj po përpiqen ta përfshijnë Ukrainën në NATO. Kjo përpjekje është kundërshtuar kategorikisht nga Rusia, pasi për herë të parë në histori ajo do të kishte kufij tokësorë me NATO-n. Marrëdhëniet mes Rusisë, SHBA dhe Perëndimit u tensionuan me kalimin e muajve. SHBA akuzon prej kohsh presidentin rus Vladimir Putin se po ka dislokuar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën në gadishmëri për ta pushtuar. Planet për pushtimin e vendit fqinj, Putin i ka refuzuar. Biden e ka kërcënuar homologun Putin se do të ndërmarrë sanksione personale ndaj liderit rus nëse sulmon Ukrainën. Kremlini i konsideroi këto deklarata si jo produktive për zgjidhjen e krizës në Ukrainë.

BE i është bashkuar SHBA në qëndrimin ndaj Rusisë. Ajo ka paralajmëruar Rusinë se do të vendosë sanksione të ashpra kundër zyrtarëve rus nëse goditet Ukraina. Më pas, Biden furnizoi me 200 milionë dollarë armatime Ukrainën. Gjithashtu, ai shtoi se 8500 trupa të NATO-s do të zhvendosen në Europën Lindore, por nuk përcaktoi se në cilin shtetit.

Brenda Perëndimit ka dhe zëra kundër përballjes me Rusinë. Gjermania ka kundërshtuar furnizimin me armë të Ukrainës për shkak të marrëdhënieve pozitive me Rusinë. Shteti gjerman ka bllokuar Vendet Balltike të furnizojnë ushtarakisht Ukrainën.

Edhe takimet e janarit mes SHBA e Rusisë në Gjenevë si dhe bisedimet me gjeneralëve të NATO-s dhe atyre rus nuk prodhuan asnjë rezultat konkret për çtensionimin e situatës.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan shprehu dëshirën që Putin dhe Zelenski të takohen në Ankara për të zgjidhur konfliktin mes dy vendeve që drejtojnë.

Kjo krizë që tashmë ka marrë vëmendjen e të gjithë botës konsiderohet momenti më kritik mes Perëndimit dhe Rusisë që prej kohës së Luftës së Ftohtë. Zëra të shumtë thonë se bota mund të shkojë drejt Luftës III Botërore.

ZHVILLIMET ORË  PAS ORE:

Rusia bën gati ‘bankën e gjakut’/ Lëvizja se Moska është pranë nisjes së luftës

SHBA paralajmëron se pushtimi i Ukrainës do të ishte i “tmerrshëm”

Rreziku rus ndaj Ukrainës, zyrtari i Kievit: Biseda Biden-Zelenski nuk shkoi mirë

Të gjithë në alarm për rrezikun e Rusisë/ Presidenti i Ukrainës: S’ka vend për panik

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni bashkimi europian joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski bashkimi europian joe biden konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...