Aktualitet

“Do i sjellim protestat te dhomat tuaja”,banori i Laprakës:Ejani të hënën në ‘5 maj’

29 Janar 2022, 17:16 Nga DOSJA
“Do i sjellim protestat te dhomat tuaja”,banori i

TIRANË – Banorët e lagjes “5 maj” dhe Laprakë bllokuan për rreth 1 orë lëvizjen e makinave te ish-rrethrrotullimi “Shqiponja”. Ata deklaruan se do të ketë valë protestash masive për zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të shembjes së shtëpive të tyre dhe shpronësimeve. Njëri prej banorëve të Laprakës tha se nëse nuk jepet përgjigje nga qeveria, ata do shkojnë të protestojnë deri te dhomat e qeveritarëve. Në fund, ai njoftoi se ditën e hënë do të mbahet tjetër protestë në “5 maj” në orën 17:00 duke ftuar dhe banorët e Babrrusë dhe ish-Kombinatit.

“Do përshkallëzohen protestat. Nqs, se besoni ja ku e keni. Nuk protestojmë për partitë, por për pronën. Do ketë valë protestash, ftoj ata Babrrusë dhe ish-Kombinatit që janë tërhequr zvarrë. Të bashkohen të hënën në orën 17:00, në 5 maj, ku rrënojat janë të dukshme. Shtëpia e nënë Lizës do jetë monument i shkatërrimit. Nëse nuk reagoni, do i sjellim protestat në dhomat tuaja të gjumit. Falenderojmë dhe policinë e shtetit që nuk u konfliktua me ne”, deklaroi banori i Laprakës.

LAJMI KRYESOR: ‘5 maji’ e Lapraka ulen këmbëkryq në mes të rrugës: Do i shkojmë Ramës në shtëpi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes protesta ne laprake protestojne banoret e 5 majit shembja e banesave te 5 maji banoret e laprakes protesta ne laprake protestojne banoret e 5 majit shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll