Aktualitet

Protesta e ‘5 majit’ dhe Laprakës, banori :S’duam që Zaho të dëgjojë ankesat tona

29 Janar 2022, 16:57 Nga DOSJA
Protesta e ‘5 majit’ dhe Laprakës, banori :S’duam që

TIRANË – Njëri prej protestuesve te zona e “5 majit” dha fjalën se ai do të shkojë te shtëpia e kryeministrit Edi Rama për të protestuar nëse nuk merr përgjigjen e duhur për dëmshpërblimin për shembjet e banesave të tij dhe banorëve të tjerë. Në protestën e sotme ku ishin dhe banorë të Laprakës, qytetari tha se ai nuk dëshiron që djali i kryeministrit Edi Rama, Zaho, të dëgjojë ankesat e qytetarëve të Laprakës dhe “5 majit” për sjelljen kriminale dhe korruptive të babait të tij. Më tej, ai tha se politika në Shqipëri ka përçarë qytetarët. 

“Ishte gënjeshtër e jotja legalizimi.  u them premtimin tjetër, edhe nëse ngrihet Enver Hoxha nga varri, nuk shembet shtëpia jote. Kush na I shembi shtëpitë tona? Edhe kauza jonë, edhe 5 maji. Do kemi protesta të tjera, do mblidhen të gjitha zonat. Jemi në të drejtën tonë, zbatojmë kushtetutën e Shqipërisë. Zbatoni nenin 6 të konventës europiane. S’mund të më nxjerrësh jashtë kur banoj 30 vite këtu. Jo unë, por të gjithë banorët. Se di që unë pasak qenë aty? Je kryeministër, ke detyrim moral. Jemi një popull i qytetarët që të protestojmë. Nuk duam të bëjmë protestë te shtëpia jote. Nëse nuk merr masa që të zbatosh ligjin, do vijmë te shtëpia jote. Atëherë do ta sjellim protestën te shtëpia jote. Jemi qytetarë, nuk dua që të dëgjojë djali jot Zaho ankesat dhe poshtërsitë tuaja. Edhe njëherë do të jap fjalën e burrit. Jam ai burrë, do të ta sjell protestën te shtëpia. Ti do rritësh fëmijën me luks, unë jo. Janë kuksianë këtu, s’kanë dallime as nga Vlora, as nga Saranda. Jemi vëllezër e motra. Ju politika na keni ndarë”, u shpreh qytetari në “5 maj”.

LAJMI KRYESOR: ‘5 maji’ e Lapraka ulen këmbëkryq në mes të rrugës: Do i shkojmë Ramës në shtëpi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama proteste te 5 maji shembja e banesave te 5 maji edi rama proteste te 5 maji shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...