Aktualitet

Protestë e ‘5 majit’, Marku-qeverisë: Milionat që keni vjedhur do ju bëhen kancer

29 Janar 2022, 17:04 Nga DOSJA
Protestë e ‘5 majit’, Marku-qeverisë: Milionat që

TIRANË – Po vazhdon protesta e banorëve të “5 majit” dhe Laprakës kundër shembjes së shtëpive të tyre për t’u hapur rrugë, projektit të “Unazës së Madhe”. Qytetari Elson Marku, i shënjestruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si “peshkaqen i fajdeve” tha se qeveria po vepron ashpër ndaj tyre pasi shumica e Shqipërisë është me Partinë Demokratike. Ai shprehu urrejtje ndaj qeveritarëve duke thënë se milionat që ata kanë grabitur do t’u bëhen ilaçe dhe kancer.

“Janë kriminela dhe po sulmojnë popullin për një arsye se janë të gjithë krah të djathtë dhe janë me PD. Jeni në rregull ju, s’dini t’i lexoni ligjet. Asnjë banor nuk është kundra që të dëmshpërblehemi sipas ligjit. Ato miliona që keni vjedhur do ju kthehen në ilaçe dhe kancer te fëmijët tuaj. Të gjithë pronat që keni vjedhur do ju bëhen ilaçe. Sdo gjeni forcë kur të bëni transplante. Lexoni mirë ligjet para si ti prishni shtëpitë”, u shpreh Elson Marku.

LAJMI KRYESOR: 5 maji’ e Lapraka ulen këmbëkryq në mes të rrugës: Do i shkojmë Ramës në shtëpi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elson marku shembja e banesave te 5 maji elson marku shembja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...