Aktualitet

I dënuari me 24 vite burg, ekstradohet nga Belgjika anëtari i bandës së Babagjyshëve

29 Janar 2022, 16:17 Nga DOSJA
I dënuari me 24 vite burg, ekstradohet nga Belgjika anëtari i

TIRANË– Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç, pjesë e grupit të grabitësve të “Babagjyshëve”, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 24 vjet burg është ekstraduar sot nga Belgjika. Në njoftimin zyrtar të Interpol Tirana bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar Kolën me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Njoftimi:

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë bashkëpunimit me homologët belgë, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burgim, për disa vepra penale. Nga ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë, i shtetasit shqiptar Dritan Kola alias Mark Kola, 43 vjeç. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2014, i ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 24 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi Dritan Kola ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer disa grabitje me armë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Ky shtetas, në vitin 2014, në bashkëpunim me shtetasit F. P. dhe M. Sh., ka vjedhur me armë në një kompleks në rrugën “Konferenca e Pezës”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin, u bë i mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Historia e grupit të “Babagjyshëve”

Grupi i përbërë nga 11 persona janë dënuar për vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë. Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala, Angjelin Ndreka.

Në mesin e grabitjeve të bujshme të argjendarive të grupit, është ajo e vitit 2014 në qendrën tregtare në Tiarnë, TEG, ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Hetimet zbardhën mekanizmin e funksionimit të grupit ku fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët dhe 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre nga pikasja e biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banda e babagjysheve dritan kola ekstradohet dritan kola interpol tirana mark kola banda e babagjysheve dritan kola ekstradohet dritan kola interpol tirana mark kola

Sondazh

Poll