Aktualitet

Sherri për një vajzë në Berat, arestohen dy shokët që qëlluan njëri-tjetrin me thikë

29 Janar 2022, 15:29 Nga DOSJA
Sherri për një vajzë në Berat, arestohen dy shokët

BERAT– Artur Gjata 45 vjeç dhe Evis Kananit 36 vjeç janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë përfshirë në sherrin me thika, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Berat. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, me inicialet K.Gj., 37 vjeç, dhe E.Q., 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Kushtrim”, Berat. Në kërkim është shpallur edhe 29-vjeçarja me inicialet A.Gj., , banuese në Berat, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. 

Çfarë ndodhi dje?

Shkaku i zënkës së dy të rinjve në qytetin e Beratit është bërë një vajzë. Artur Gjata është bërë xheloz kur ka parë të dashurën e tij me shokun Evis Kananin. Pas debateve me fjalë ka degjeneruar në përleshje me thika. Kanani ka marë goditje në kokë dhe në bark kurse Artur Gjata goditje në shpatull.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artur gjata evis kanani plagosje ne berat artur gjata evis kanani plagosje ne berat

Sondazh

Poll