Politike

“Xhelozira metrash katrorë”, Marku: Dhuroj 10%! Bashkia më detyron të iki në Mirditë

28 Janar 2022, 17:29 Nga DOSJA
“Xhelozira metrash katrorë”, Marku: Dhuroj 10%! Bashkia më

TIRANË– Socialisti Eduard Ndreca i ka pyetur banorët e “5 Majit” nëse ata kanë rënë dakort fillimisht me Bashkinë e Tiranës e më pas e ka rindezur debatin për ‘xhelozira metrash katrorë’. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, banori Elson Marku tha se kjo nuk është e vërtetë. Ai madje tha se nëse Bashkia i tregonte se ku dhe kur do ta merrte pronën e tij pas shembjes së shtëpisë, ishte i gatshëm të dhuronte 10 përqind të metrave katrorë që i takonin. I pyetur nëse kishte pasur takim informal me ndonjë socialist, përfaqësues të Bashkisë Tiranë apo ndonjë zyrtar tjetër që mund tu ketë kërkuar të heshtin, Marku e mohoi këtë gjë. 

Pjesë nga biseda:

Eduard Ndreca: Bashkia e Tiranës na ka vënë në dijeni se procedurat kanë nisur që në qershor të vitit 2021, ka zëra që ju paraprakisht keni rënë dakort njëherë, por për xhelozira metra katrorë e keni rindezur çështjen, ka ndonjë të vërtetë ky theshethem?

Elson Marku: Jo nuk është e vërtetë, VKM ka dalë në shtator dhe s’ka si të ketë marrëveshje më përpara. Nëse më shkëmben metrat katrorë që më takojnë me VKM atëherë jam i gatshëm që 10% të tyre t’i dhuroj për ndërtim të banesave sociale. Unë dua ta di, ku dhe kur e marr abnesën që më takon. Në kontratë shkruhet që nëse ke një banesë të dytë nuk përfiton banesë sociale dhe as bonus qiraje. Aty thuhet që duhet të shkoj ose në Mirditë ku kam banesë, ose në Kinostudio. Unë nuk dua të spostohem, dua të jetoj aty ku kam zgjedhur vetë. Nëse ka ndonjë ligj që i jep të drejtë Bashkisë të më spostojë, a vini dhe ju kërkoj falje. 

Eduard Ndreca: Pyetja tjetër, a keni pasur ndonjë takim informal me ndonjë soxialist pushtetar apo zyrtar që t’ju ketë kërkuar të heshtni përballë kësaj situate? Përgjigjia juaj duhet të jetë e sinqertë…

Elson Marku: Jo, nuk kemi pasur. 

LAJM KRYESOR: ‘Ligjet’ për ‘5 Majin’, mungon Veliaj! Raporton Nano. Marku: Vdes në rrënoja e s’dal

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike eduard ndreca elson marku komisioni i ligjeve 28 janar 2022 eduard ndreca elson marku komisioni i ligjeve 28 janar 2022

Sondazh

Poll