Sport

Mediat në Itali trondisin: Vlahovic do të kallëzohet penalisht, zbulohet arsyeja

28 Janar 2022, 21:05 Nga DOSJA
Mediat në Itali trondisin: Vlahovic do të kallëzohet penalisht,

ITALI– Dusan Vlahovic ka nisur ditën e parë si lojtar i Juventusit. Sipas asaj që raportohet nga Rai dhe FirenzeViola.it, futbollisti megjithatë duket se është larguar drejt Torinos i infektuar me Covid-19.

Drejtori i departamentit të higjienës publike të ASL Toscana Centro, Giorgio Garofalo, Dusan Vlahovic do të kallëzohet penalisht për çdo veprim që ka kryer kundër rregullave.

Veprimet e planifikuara do të zbatohen javën e ardhshme pasi lojtari do të duhet të presë nesër para se të largohet nga apartamenti i tij për të bërë një tampon dhe për të marrë zyrtarisht përgjigjen se është negativ nga Covid-19.

ASL bëri të ditur se nuk ishte dhënë asnjë autorizim për ta lejuar udhëtimin e tij në Torino mëngjesin e sotëm dhe tani rrezikon një kallëzim penal.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dusan vlahovic juventus dusan vlahovic juventus

Sondazh

Poll