Sport

Fitoi medaljen e artë në Portugali, zbulohet shuma që ka fituar Distria Krasniqi

28 Janar 2022, 21:33 Nga DOSJA
Fitoi medaljen e artë në Portugali, zbulohet shuma që ka fituar

PORTUGALI– Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali. Xhudistja ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.

Në finale e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me një “Ippon” impresiv. 26 vjeçarja pas triumfit në finale, ka fituar një shumë simbolike prej 100,000 mijë eurosh, pasi Kosova ka një ligj që fituesit e medaljeve të arta, i shpërblen me këtë shumë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport distrija krasniqi portugali distrija krasniqi portugali

Sondazh

Poll