Sport

Pas Tokios, Distria Krasniqi “pushton” edhe Portugalinë,medalje e artë për xhudisten

28 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Pas Tokios, Distria Krasniqi “pushton” edhe Portugalinë,medalje

PORTUGALI-Distria Krasniqi e ka nisur vitin në mënyrën më të mirë pasi ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali. Xhudistja ka pasur sfidën e parë të vërtetë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të përfunduar e para.

Në finale e mposhti kroaten Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me një “Ippon” impresiv. Krasniqi, në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në raundin e dytë mposhti francezen Leonie Gonzalez. Distria në çerekfinale, mposhti me spanjollen Ariane Toro Soler. Në daljen e parë pas triumfit në Tokyo, kampionia Olimpike, Distria Krasniqi shkëlqeu dhe nuk kishte sesi të mos ndodhte kështu.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport distrija krasniqi portugali xhudo distrija krasniqi portugali xhudo

Sondazh

Poll