Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt Kola

29 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta ish-kryetari i të përndjekurve politikë, Kurt

TIRANË– Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare, ish i përndjekuri politik Kurt Kola. Ish-kreu i shoqatës të të përndjekurve politikë, u nda nga jeta ditën e sotme, ndërkohë që lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij, Bilal Kola. Ky i fundit zbuloi se i ati ndërroi jetë nga pasojat e post-COVID, pasi luftoi me pandeminë për më shumë se një muaj. Megjithatë sëmundja i la pas një komplikacion të rëndë në mushkri, që rezultoi fatale për të. 

“Me hidherim te thelle njoftoj ndarjen nga jeta sot ne oret e para te mengjezit te babait tone te dashur, Kurt Kola. Pas 1 beteje per rreth 1 muaji me Covid, ai doli triumfator duke e mposhtur Covid kunder te gjithe gjasave (kishte rreth 2 muaj qe bente dialize, aorten e kishte te zmadhuar, pesoi trompoze ne kembe nga Covid). Rreth 1 muaj pasi e kaloi Covid, para 10 ditesh pesoi 1 komplikacion te rende ne mushkeri, qe rezuloi goditje fatale. Eshte thuajse rregull perbashkues qe njerezit e zakonshem kane tendence te natyrshme dy procese ne jete: 1. Te minimizoje dhimbjet; 2. Te maksimalizoje kenaqesite. Njerezit e jashtezakonshem fale konshiences se tyre te lartesuar, bejne perjashtim nga ky rregull. Ata gjithmone zgjedhin me koshience te bejne gjene e drejte, pavaresisht se kjo mund tu shkaktoje dhimbje! Kurt Kola nuk eshte thjeshte 1 njeri i jashtezakonshem, por eshte individi me I JASHTEZAKONSHEM qe une njoh! Lamtumire babush, jam i sigurte qe Shpirti yt do prehet ne Parajse! Homazhet mortore kryhen nga ora 16:00 e dites se sotme, deri ne oren 11:00 te Dielen, tek Salla Internacional, mbrapa Raifeissen Bank- Rr. Kavajes. Ceremonia mortore e varrimit kryhet diten e diele ne ora 11:00, Varrezat Sharre,”-bëri me dije i biri.

Kurt Kola ka lindur më 6 maj 1937 në Marcull, një fshat në afërsi të qytetit të Burrelit. Në vitin 1945, ai dhe familja e tij u arrestuan dhe internuan nga Sigurimi për shkak se i ati, Bilal Kurti ishte pëfaqësues i lartë i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe kishte strehuar e bashkëpunuar me misonarët ushtarakë Britanik. Fillimisht ata i dërguan në Peshkopi dhe më pas në Berat kur u stehuan në kazermat e djegura prej luftës deri në prill të vitit 1949. Më pas ata u dërguan në Fabrikën e tullave në Tiranë, ndërsa disa të tjerë në Shijak. Po atë vit atë e dërguan në Kampin e Tepelenës deri në vitin 1954 kur dhe kampi u mbyll pas vdekjes së Stalinit.

Rreth moshës 15-16 vjeç ai arrestohet dhe dënohet në burgun e Gjirokastrës, duke vazhduar kështu edhe vazhdën e arrestimeve të tij, ku i fundit iu dha më 20 tetor 1990 në Elbasan ku u dënua me 10 vjet por me rënien e sistemit ai fitoi lirin më 10 janar të po atij viti. Për të treguar jetën e tij të vështirë në burgjet e komunizmit, Kurt Kola ka shkruar gjithëashtu edhe dy libra “Ëndërra burg” dhe “Shqipëria Burg”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kurt kola nderron jete kurt kola kurt kola nderron jete kurt kola

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2022, 08:11

Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë dru...