Aktualitet

Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

29 Janar 2022, 08:11 Nga DOSJA
Zjarri ‘pushton’ magazinën në Tiranë

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një magazinë në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, zjarri ka rënë në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë që edhe grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Me datë 28.01.2022, rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, ka rënë zjarr në një magazinë me lëndë drusore dhe ambalazhe, të një fabrike me pije alkoolike, ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne magazine tirane zjarr ne magazine

Sondazh

Poll