Aktualitet

VD-E moshuara humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier: Ishte debitore

28 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
VD-E moshuara humbi jetën nga i ftohti, drejtori i OSHEE në Fier:

FIER– Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko ka deklaruar e moshuara, Liliana Sema e cila u gjet e pajetë në banesën e saj, ka qenë pa kontratë energjie për më shumë se një vit. Ai u shpreh se asnjë i afërm nuk ka bërë kërkesë që asaj t’i rilidhej energjia.


“Kontrata që furnizonte objektin ku pretendohet se banonte zonja, është debitore dhe kas qenë për një periudhë të gjatë. Në 2018 ka lidhur një aktmarrëveshje që e ka ndërprerë në janar të 2020, është bërë aktive në muajin mars dhe është ndërprerë sërish në tetor të 2020. Pra ka mbi një vit me kontratën e energjisë elektrike të ndërprerë. Punonjësi i OSHE që bën leximin e matësit ka deklaruar se është objekt i mbyllur dhe nuk jeton njeri, pasi e ka gjetur banesën të mbyllur. Nuk kemi asnjë kërkesë nga asnjë familjarë apo i afërm për lidhje të energjisë në këtë periudhë“, thotë ai.

66-vjeçarja Liliana Sema, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Ferras të Fierit. E moshuara e cila u gjet e ngrirë nga të ftohtët, kishte prej 1 vite i mungonte energjia elektrike në shtëpi, duke mos patur mundësi të kishte ngrohëse për ditët e acarta që ‘pushtuan’ vendin.

LAJMIKRYESOR: Ndërron jetë e moshuara në Fier/Familjarët:E gjetëm të ngrirë. OSHEE: Është debitore

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan fasko liljana sema vdes gruaja nga i ftohti arjan fasko liljana sema vdes gruaja nga i ftohti

Sondazh

Poll