Aktualitet

E moshuara ndërroi jetë nga acari/ KMD: Diskriminim ndërprerja e energjisë

28 Janar 2022, 13:01 Nga DOSJA
E moshuara ndërroi jetë nga acari/ KMD: Diskriminim ndërprerja e

TIRANË– Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar pas vdekjes së 66-vjeçares Liliana Sema në fshatin Ferra të Fierit, e cila humbi jetën si pasojë e acarit. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thekon se ndërprerja e energjisë elektrike ndaj familjeve të varfra është diskriminim. Ata i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave që miratojë sa më shpejt “Statusin e Klientit në Nevojë”.

Deklarata e plotë:

Ndërprerja e energjisë elektrike dhe mosfurnizimi me energji elektrike të familjeve të pamundura ekonomikisht përbën diskriminim.Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ndërmarrë disa veprime institucionale, me vendime, rekomandime dhe duke kryer studime të cilat theksojnë se energjia elektrike është shërbim thelbësor që duhet të garantohet për çdo person në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që për çdokënd të garantohet një jetesë dinjitoze.Mosgarantimi i energjisë elektrike për personat dhe familjet e pamundura ekonomikisht cenon dinjitetin e tyre duke i mohuar të drejtën për shëndet, të drejtën për strehim, të drejtën për arsim, të drejtën për informim, të drejtën për të qenë qytetarë me të drejta të barabarta.KMD i bën thirrje Këshillit të Ministrave që miratojë sa më shpejt “Statusin e Klientit në Nevojë” si një e drejtë tashmë e njohur me Ligj.Gjithashtu, i bën thirrje OSHEE dhe të gjitha agjensive përbërëse të saj që të mos ndërpresin energji elektrike në asnjë moment dhe të garantojnë furnizimin me energji elektrike në çdo moment për të gjitha familjet e pamundura pa diskriminim.

LAJMIKRYESOR: Ndërron jetë e moshuara në Fier/Familjarët:E gjetëm të ngrirë. OSHEE: Është debitore

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi liljana sema komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi liljana sema

Sondazh

Poll