Aktualitet

Vrasja e Ergys Dashit, prokuroria e Guajakilit:Po integrohemi në sistemin ATS Global

28 Janar 2022, 12:52 Nga DOSJA
Vrasja e Ergys Dashit, prokuroria e Guajakilit:Po integrohemi në sistemin

EKUADOR – Organizatat narko-kriminale të lidhura me mafione europiane operojnë në Ekuador, konfimroi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit.

Sipas “El Univeso”, Dashi është akuzuar për prostitucion dhe zotërim të armëve. Pavarësisht historive, shqiptari nuk është hetuar në Ekuador.

Në lidhje me fenomenin e krimit të organizuar me bashkëpunim midis organizatave vendase të trafikut të drogës dhe eksponentëve të krimit nga Europa Lindore, Ekuadori ka kërkuar bashkëpunim me shtetet e këtij rajoni si dhe me OKB-në.

“Për Ekuadorin, kontrolli i valëve të qytetarëvë që vijnë nga Europa Lindore është një sfidë. Kjo është arsyeja se përse qeveria ekuadoriane kërkon aleancë me shtetet e tjera në rajon dhe me OKB”, shkruan “Ecuavisa.

N/sekretari i Emigracionit në Ekuador Fausto Olivo shprehet se vendi i tij po përpiqet të regjistrohet në programin dixhital “ATS Global” për të kontrolluar profilin e pasagjerëve të huaj që udhëtojnë drejt Ekuadorit.

“Jemi në procesin e anëtarësimit në programin ATS Global, që do të na lejojë njohjen e rrezikut të profilit të pasagjerëve përpara se ata të mbërrijnë në vendin tonë”, shprehet Fausto Olivo, n/sekretari Kombëtar i Emigrimit.

Kurse prokurori, Cesar Pena shton se trafikantët e drogës nga Europa po kërkojnë qytete bregdetare si Guajakili me porte dhe aeroporte për të lehtësuar transportin e lëndëve narkotike.

Për këtë arsye, Ecuavisa kërkoi një intervistë me delegacionin diplomatik shqiptar në Ekuador, por deri tani nuk ka ardhur asnjë përgjigje.

Burimi: Ecuavisa

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne ekuador ekuador ergys dashi droge ne ekuador ekuador ergys dashi

Sondazh

Poll