Aktualitet

VD-Vdekja e së moshuarës në Fier, familjarët: E gjetëm të ngrirë, 10 ditë pa drita

28 Janar 2022, 11:13 Nga DOSJA
VD-Vdekja e së moshuarës në Fier, familjarët: E gjetëm

FIER – Liliana Sema, 66-vjeçarja nga Ferrasi i Fierit, e cila u gjet e vdekur dje në banesën e saj, jetonte në varfëri ekstreme. Një ditë pasi u gjet e vdekur, vëllai i saj, Baçi Gjoleka tha për mediat se e gjeti motrën e tij të ngrirë. Ai shtoi se banesës së saj i kishin prerë dritat prej 10 ditësh për shkak se nuk i kishte paguar faturat e konsumit të energjisë elektrike. Gjoleka tha se e ndjera nuk kishte mundësi t’i paguante kostot.


“Ne e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. Ja kishin prerë dritat, kishin 10 ditë që ja kishin prerë. Ajo nuk kishte lekë t’i paguante. Unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha që ka ngrirë nga i ftohti”, tha ai.

I biri i 66 vjeçares, Kushtrim Sema deklaroi për mediat se nëna e tij grumbullonte kanaçe dhe vuante nga zemra e tensioni. Ai këmbënguli se nëna e tij i ka paguar faturat e energjisë elektrike deri në muajin e kaluar.

“Më mori kushëriri në telefon, erdha këtu dhe e gjeta mamanë të vdekur. Isha para 10 ditësh këtu dhe bëra sherr për dritat që t’ja linin të paktën të kishte një dritë ndezur. Mami kishte pension, mblidhte kanaçe, punonte edhe te komshinjtë kur kishte. Vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë që nuk i ka paguar. Ajo ka vdekur nga i ftohti, ka ngrirë sepse edhe një rezistencë që kishte nuk kishte si ta vinte në punë”, thotë djali i të ndjerës”, u shpreh djali i Liliana Semës, Kreshnik Sema.

LAJMI KRYESOR: TRAGJIKE/Rasti i 2 në vend! Ndërron jetë e moshuara në Fier, shkak i ftohti

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet liljana sema vdekje ne fier vdes gruaja nga i ftohti liljana sema vdekje ne fier vdes gruaja nga i ftohti

Sondazh

Poll