Aktualitet

DYSHIMET/ U arrestua për tritolin te Duka, 34-vjeçari me shenja të djegura në dorë

28 Janar 2022, 12:41 Nga DOSJA
DYSHIMET/ U arrestua për tritolin te Duka, 34-vjeçari me shenja

DURRËS– 34-vjecari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, Arlen Hasanaj, rezulton me një djegie në dorën djathtë, raporton Neës24.

Dyshohet se i riu është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës. Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt. Vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn.

Hasanaj u prangos pasi shpërtheu tritoli, vetëm pak orë pasi në të gjitha mediat u publikuan pamjet ku shihej një person që vendoste lëndën shpërthyese në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së. Fytyra e tij nuk shquhej nga ato pamje dhe vetë 34-vjeçari ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes arlen hasanaj tritol ne shtepine e armand dukes

Sondazh

Poll