Politike

Pezullohet fondi i ekselencës? Rama: Turp për ata të rinj që nuk kthehen në Shqipëri

28 Janar 2022, 11:50 Nga DOSJA
Pezullohet fondi i ekselencës? Rama: Turp për ata të rinj që

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kritikoi ashpër studentët shqiptarë të diplomuar në shtetet e huaja, të cilët ndjekin studimet nëpërmjet fondit të ekselencës. Në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Rama the se këtyre të rinjve duhet të vijë që nuk mbajnë zotimin për t’u kthyer në atdhe pas përfundimit të studimeve jashtë shtetit. edhe pse paguhen nga shteti shqiptar.

Kreu i qeverisë shtoi se nëse ky fenomen do të vazhdojë ende, atëherë ai do të detyrohet të pezullojë fondin e ekselencës.


“Se fondi i ekselencës që deri më sot ka mundësuar diplomimin në universitetet më të mira të botës është shumë i konsiderueshëm e është krijuar me dëshirën e mirë dhe vizionin që këta të rinj të ktheheshin e të kontribuonin në vend.

Të rinjtë që kanë marrë diploma në universitetet më të njohura të botës duhet të kenë turp për faktin që kanë marrë një angazhim në vendin e tyre kanë marrë para nga vendi i tyre e kanë marrë përsipër detyrimin të kthehen për një periudhë të caktuar e ta sjellin këtu një pjesë të asaj dije që kanë marë në funksion të kësaj shoqërie e ndërkohë kjo nuk ka ndodhur. Atëherë ne nuk do vazhdojmë më të financojmë, ata që ikin, për të mos u kthyer pavarësisht se firmosin me shtetin shqiptar, por do ndryshoë kahjen e këtij fondi”, bëri me dije kryeministri Edi Rama.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama fondi i ekselences edi rama fondi i ekselences

Sondazh

Poll