Politike

Kallëzoi Veliajn në SPAK, PD: Edhe Berisha i lidhur me trafikantin e drogës

27 Janar 2022, 20:21 Nga DOSJA
Kallëzoi Veliajn në SPAK, PD: Edhe Berisha i lidhur me trafikantin e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si të lidhur me trafikantin drogës për të cilin pretendojnë se u shëmbën banesat tek “5 Maji”. Në një status, Bardhi shkruan se heshtja e Berishës kundrejt kallëzimit të tyre ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, tregon se edhe ai është i përfshirë. 

“Heshtja fajtore e Erion Veliajt dhe Sali Berishës në favor të trafikantit të drogës kundër banorëve të 5 Majit. Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtën sot përballë fakteve të dorëzuara në SPAK nga Partia Demokratike se prishja e shtëpive të qindra familjeve tek 5 maji është bërë për llogari të pazarit 10 milion euro me një të dënuar për trafik droge. Kallëzimi i depozituar sot në SPAK nga PD, i bazuar në fakte konkrete, rrëzon mashtrimin e aleancës së re mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës, për të bërë pis PD dhe demokratët me shpifjet e tyre.

Aleatët Erion Veliaj dhe Sali Berisha duhet të përgjigjen:
 Pse heshtin për shkeljen e ligjit?
 Si ka mundësi që miku i tyre trafikant droge ka përfituar 10 milion euro nga fondet e rindërtimit në lagjen 5 Maji, në kundërshtim të hapur me ligjin?
 Kush po ia mbyll gojën për këtë aferë edhe Erion Veliajt, edhe Sali Berishës?
Pavarësisht heshtjes së koordinuar të Erion Veliajt dhe Sali Berishës, drejtësia duhet të flasë për këtë skandal! SPAK duhet të veprojë! Ligji duhet të zbatohet! Krimi i organizuar nuk mund të pasurohet me fonde publike, në aleancë me politikanë të korruptuar, në kurriz të pronës së shqiptarëve, në kundërshtim me ligjin,”- shkruan Bardhi.

Sot, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë. Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, PD thotë kallëzimi është kryer për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Në kallëzim thuhet se Bashkia Tiranë ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen 5 Maj në Tiranë, me vlerë më shumë se 10 milion euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, që sipas PD është person me rekorde të rënda kriminale.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike erion veliaj gazment bardhi erion veliaj gazment bardhi

Sondazh

Poll