Politike

Veliaj: Ata me Maybach, tritol e Rolex s’janë raca ime. Kemi një enklavë në Shqipëri

27 Janar 2022, 21:32 Nga DOSJA
Veliaj: Ata me Maybach, tritol e Rolex s’janë raca ime. Kemi një

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar të ketë lidhje me vendosjen e tritolit ne derën e shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. I ftuar në “Çim Peka Live”, Veliaj tha se ata që e njohin e dinë mirë që ai nuk është në të njëjtën kategori me njerëz që vënë tritolë.

Biseda në studio:

Kush i dërgoi tatimorët ju apo Rama?

Nëse dikush bën evazion dhe jep rrogat nga 6 milionë dhe i faturon si 300 mijë lekë le të mbajë përgjegjësi se nuk merrem me të.

Nëse ata të foltores shkuan me shkallë, atij tjetrit i shkuan me tritol te shtëpia

Pala e tritolit nuk është e njëjta palë me mua. Ndërsa pala e foltores dhe e varesë janë e njëjta palë. Pala e tritoli që doli që ishin njerëzit e tyre…Nuk janë të njëjtët palë me mua.

Ku doli që ishin njerëzit e tyre ?

Kush më njeh e di, që me Maybach, e me tritol e me Rolex nuk është raca ime, nuk është tipi im, kush më njeh. Këto janë gjëra që nuk ngjisin… Rama është më pak i interesuar për të tilla budallallëqe, për çimka, për përgjime.

Nëse thoni që po e bëni ju, atëherë do të thotë se tatimet kontrollohen nga Rama?

Unë thjesht po them që kemi një San Marino, një enklavë brenda Shqipërisë.

Ç’punë keni me tatimet?

Nëse më pyet mua për evazion fiskal, kush bën evazion fiskal të mbajë përgjegjësi, ç’punë kam unë.

 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike armand duka erion veliaj armand duka erion veliaj

Sondazh

Poll