Politike

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, FRD dërgon shkresë për regjistrim në KQZ 

28 Janar 2022, 11:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, FRD dërgon shkresë

TIRANA – Partia “Fryma e Re Demokratike” ka bërë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në procesin e 6 marsit, ku do të zgjidhen 6 kryetarët e rinj të bashkive në Shkodër, Durrës, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër.

Ditën e sotme edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar letër në KQZ për të garuar në zgjedhjete pjesshme lokale të 6 marsit.

Deri tani, janë regjistruar dy partitë e mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Pritet që në këtë proces të bashkohet edhe Komisioni i Rithemelimit në PD, i cili do t’i përzgjedhë kandidatët e vet nëpërmjet primareve.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frd kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 frd kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll