Politike

DENONCIMI/ PD: Po shpërndahet bonusi i qirasë në Durrës prag-zgjedhjeve lokale

27 Janar 2022, 15:50 Nga DOSJA
DENONCIMI/ PD: Po shpërndahet bonusi i qirasë në Durrës

DURRËS– Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka denoncuar se votat e qytetarëve për zgjedhjet e pjesshme lokale po blhen. Në një postim në rrjetet sociale, PD Durrës shkruan se Bashkia e këtij qyteti është kutjuar të kalojë bonuset e qirasë për të gjithë ata që mbetën pa shtëpi për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, vetëm pak javë para zgjedhjeve. Sipas denoncimit, prej tre muajve, bonusi nuk u kalonte qytetarëve.

“Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe,”- thuhet në denoncim.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll